Mozzik plot emocione flet për të bijën: Nuk do të doja që ajo...

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan” këngëtari Mozzik ndau disa momente nga jeta e tij me publikun.

Këngëtari performoi disa nga hitet e tij në skenë, ku ndër të tjera ishte dhe kënga kushtuar vajzës së tij e titulluar “Hana”.

Mozzik foli disa minuta në lidhje me vogëlushen ‘Hana’ dhe për të nuk munguan emocionet ndërkohë që fliste për të bijën .

Ajo çfarë i habiti të gjithë, ishte fakti që Mozzik gjatë intervistës pohoi se nuk do të donte që Hëna të bëhej këngëtare dhe të hynte në fushën së muzikës, pasi ai nuk do të donte që Hana të bënte jetën që ai po bën.

Ndërkohë, në fund të intervistës, moderatorja e pyeti se cili është mesazhi që do të donte të merrte vajza nga kjo intervistë, nëse do ta shohë një ditë?

“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë dhe do ta bëj, do të jetë gjithmonë për të mirën tënde”,  tha Mozik i përlotur nga emocionet.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana kanë më shumë se një vit që janë ndarë dhe vogëlushja e tyre jeton me të ëmën.