Butrint Imeri na tha ‘natën e mirë’ dhe nuk është vetëm në shtrat
Me anë të një postimi të fundit në InstaStory, këngëtari Butrint Imeri i bëri të gjithë t’i kthenin sytë nga ai.
Këngëtari, i cili para pak kohësh publikoi bashkëpunimin me Nora Istrefin, u shfaq në shtrat në shoqërinë e një vajze.
Në një foto ku Butrinti qëndron shtrirë, me ngjitëse nën sy që ndihmojnë për pastrimin e lëkurës ai shkroi: 'Mirëmëngjes ose Natën e mirë’.
Mirëpo askujt nuk i ‘shpëtoi’ fakti se në foto dukeshin dhe duart e një vajze!
Nuk e dimë nëse Butrinti e nxori këtë detaj me apo pa dashje, por askujt nuk i kaloi pa vënë re fakti që ai na thotë ‘natën e mirë’ në shoqërinë e një femre.