FOTO/ Nota e Marash Kumbullës në Roma-Juventus

Ndeshja më e rëndësishme e javës së dytë të Serie A mes Romës dhe Juventusit u mbyll në barazim 2-2, shkruan Syri.net.

Veretout shënoi dy gola për Romën, teksa nga ana tjetër iu përgjigj po me dopjetë Cristiano Ronaldo.

Në këtë takim debutoi me fanellën verdhekuqe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili luajti gjatë gjithë 90 minutave.

20-vjeçari u vlerësua me 6.4 nga faqja Whoscored.com, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të të dy skuadrave.