‘Rasti i Valbona Ramës’, zëdhënësja e PD: Historia që zbulon fytyrën e vërtetë të pushtetit

Skandali i fundit i publikuar nga Partia Demokratike, ku kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj i quan mashtrues familjen e Valbona Ramës, duke krijuar probleme edhe brenda familjes është skaneri që nxjerr fytyrën e vërtetë të pushtetit, ka shkruar Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa.

Në postimin e saj në Facebook, Zhupa thekson se ‘pavarësisht se nuk të japin asgjë, të lënë të jetosh me frikën e jetës dhe të denigrojnë publikisht duke të bërë mashtrues!!!

Postimi i plotë i Ina Zhupës: 

Rasti i Valbona Ramës si skaner që nxjerr fytyrën e vërtetë të pushtetit! Nuk të japin asgjë, të lënë të jetosh me frikën e jetës dhe të denigrojnë publikisht duke të bërë mashtrues!!!

Ndiqni kroniken e SYRI Tv, që ka shkuar në shtepinë e Valbona Ramës një ditë pas deklaratave të Veliajt !