Rezultat i papritur në Hoffenheim-Bayern, ja çfarë u ndodh kampionëve të Europës në Bundesligë

Hoffenheimi ka surprizuar Bayern Munchen, pasi e ka mundur thellë 4-1.

Një rezultat shokues ky për bavarezët, pasi vinin nga një formë shumë e mirë ku së fundmi fituan edhe Superkupën e Europës kundër Sevillas.

Vendasit shënuan me Biçakriç në minutën e 16-të dhe Dabur në të 26-ën.

Kimish ngushtoi për Bayernin në minutën e 36-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë edhe pse trajneri Flik bëri ndryshime duke futur Lewandowskin, Goretzkën dhe Coman, nuk arriti të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.

Madje bavarezët u ndëshkuan sërish nga Hofenheimi me anë të Kramariç, që shënoi në minutën e 77-të.

Në fundin e takimit, vendasit fituan edhe një penallti të cilën Kramariç e shndërroi në gol dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 4-1.