‘Mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve’/ Kryemadhi-Ramës: Nuk përballohet Covid-19 me propagandë
Sipas kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, qeveria nuk po përballon siç duhet situatën e koronavirusit në shkolla.
Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi thekson se përballimi i Covid në ambientet shkollore kërkon masa konkrete e jo propagandë nga ana e qeverisë, duke i bërë thirrje kryeministit Rama dhe qeverisë, të mos kursejnë për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kursehen për miliardat në koncesione.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.
Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.
Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione.