VIDEO/ Shihni momentin kur tërmeti i shkallës 5,2 rihter godet Malin Athos

Në orët e para të mëngjesit e së dielës një tërmët i fortë i shkallës 5.2 rihter ka goditur Greqinë.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në zonën e detit 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos.  

Ky tërmet u ndie në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë (Mali Athos ndjek kremtimin e kalendarit të vjetër, trembëdhjetë ditë ndryshe nga kalendari i ri).

Gjithashtu pas këtij tërmeti janë regjistruar dhe të tjerë.

Nuk janë raportuar dëme.

Për të parë se sa të forta ishin lëkundjet ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.