Ish-kreu i Shtabit të UÇK, Agim Çeku, do të intervistohet nesër në Hagë

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi planifikohet të nisë në orën 9:30. Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net, avokati Tahir Rrecaj.

Ndërkohë, vetë Çeku ia kishte konfirmuar Koha.net, më 3 shtator se nga Specialja ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit. “Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, shkroi Çeku më 3 shtator në Fb, kur mori njoftimin.