Pronat dhe bizneset që Fjolla Morina bëri të vetat brenda këtij viti

Këngëtarja nga Kosova Fjolla Morina ka ditë që është në qëndër të kronikës së zezë për shak të arrestimit të saj në Morinë ( Kukës).

Por këngëtarja këtë vit është komentuar dhe për jetën e saj luksoze që e promovon në rrjetet sociale.

Edhe pse një vit problematik sidomos në çështjen e parave dhe ekonomisë, për Fjollën ka rezultuar ndryshe.

Brenda një viti ajo u ka prezantuar ndjekësve të saj pasurimin e shpejtë me super vilë, super biznes në Prishtinë dhe në fund një makinë luksoze dhuratë.

Para arrestimit Fjolla Morina publikoi një video të momentit kur suprizohej nga një mashkull, i cili i bëri dhuratë një makinë “Audi Q7”.

“Hajt për hajër, ta gëzosh!”dëgjohej ai duke i thënë.

Ndërsa i kërkonte të ndizte makinën: “Pse nuk i provove çelësat?”

“Nuk jam gati,”- i kthehej ajo e emocionuar.

Fjolla nuk zbuloi identitetin e mashkullit misterioz, që mesa duket është partneri i saj.

Por makina ishte një nga të mirat materiale që Fjolla bëri të vetat këtë vit.

Ajo është bërë me shtëpi të re super luksoze, dhe e këtë gjë e tregoi përmes një postimi në Instagram.

Këngëtarja publikoi një fotografi, në të cilën tregonte se si duket nga jashtë vila e saj duke e shprehur se ndjehej e bekuar.

“E bekuar në shtëpinë time të re!”, shkruante ajo sipër fotos.

Ndërkohë që pak kohë më parë ajo inauguroi një super dyqan luksoz në Prishtinë, ku shet veshje të shtrenjta.

Mediet e Kosovës kanë nisur me pyetjet se nga i burojnë gjithë këto para Fjollës, e cila duket se muzikën e bën për qejf.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Fjolla Morina titullohet “Kape”, i shoqëruar edhe me videoklip.

Ndërkohë që sa i përket jetës private, nënë e dy vajzave ka pasur gjithmonë ulje-ngritjet e veta por që ia ka dalë.Panoramaplus