Aksident tragjik/ Humb kontrollin e mjetit, plagoset shqiptari në Itali, vdes 10-vjeçari
Ka rezultuar tragjik fati i një 10-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti.
Ngjarja ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.
Ndërkohë, babai i tij, 40 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë për në spital në Fermo.
Shqiptari ishte duke drejtuar një Fiat Panda ndërsa po ka humbur kontrollin e mjetit dhe eshte përplasur fort me një mur dhe më pas u përmbys.