Këngëtarja shqiptare fejohet me menaxherin e saj

Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi është fejuar.

Dyshimet nisën pas fotografive të Aidës me unazë në gisht dhe burime për "Prive" zbuluan se këngëtarja është fejuar sipas të gjitha traditave shqiptare.

Por "Prive" ka zbuluar edhe identitetin e të fejuarit të Aidës dhe personi që i ka vjedhur zemrën këngëtares është pikërisht menaxheri i saj, Naserin.

Naseri prej 5 vitesh ka qenë krah Aidës në drejtimin e karrierës.

Periudha e kaluar në punë duket se i ka bindur Aidën dhe Naserin që bëjnë bashkë edhe për jetë private, përtej muzikës.