Detajet/ Policia bastis banesën 3-katëshe të Talo Çelës, dështon operacioni për kapjen

Ka dështuar një tjetër tentativë e policisë për të vënë në pranga, Talo Çelën, i shumëkërkuar për grabitjen në Rinas. Mësohet se policia në orët e mëngjesit ka rrethuar banesën e tij në fshatin Karakull, njësia administrative, Bradashesh, por pa sukses.

Ky është operacioni i pestë ku policia dështon në kapjen e Talo Çelës, vëllai i të cilit u ekzekutua, vetëm një javë më parë.

Policia mësohet se ka bastisur të gjithë banesën 3- katëshe por nuk ka mundur të arrestojë të shumë kërkuarin.