Aksident me vdekje në Orikum

Një aksident ka ndodhur në Orikum të Vlorës.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur një qytetar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Personi i përplasur ka qenë duke udhëtuar me biçikletë. Ende nuk dihet identiteti i personit që është ndarë nga jeta.

Policia po shkon në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.