‘Përhapje e madhe e Covid te mësuesit, gjendja mbahet e fshehtë’

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi përmes një mesazhi se koronavirusi është përhapur masivisht te mësuesit, por situata po mbahet e fshehtë.

POSTIMI I BERISHËS

Përhapje e madhe e Covid te mësuesit. Gjendja mbahet e fshehtë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Doktor mirëmëngjesi! Shëndet e jetë e gjithë të mirat!

Doktor, më duhet të informoj për një problem fort shqetësues të komunitetit të prindërve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare ‘28 Nëntori’, Laprakë. Plot 10 mësues, me drejtorin militant i Partisë Mafioze Socialiste në krye, janë me Covid-19!

Do kthehet në një qendër të rrezikshme për krejt popullatën dhe kemi njerëz të sëmurë në shtëpi !

Militanti drejtues i shkollës dhe i gjithë personeli afër tij militant si ai, janë jo mirë!

Asnjë dizenfektim nga askush nuk i është bërë shkollës, mjediseve jashtë saj!

Me respekt shumë,

Laprakë