'Abuzonte kur s’ishte mami'/ Detaje nga dëshmia e 14-vjeçares së abuzuar nga njerku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Durrës.

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare. Tronditës është fakti se 14-vjeçarja është vajza e bashkëshortes së 39-vjeçarit nga martesa e parë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë)”, bën me dije policia.

Ngjarja e rëndë është zbuluar pasi vajza ka folur me nënën e saj duke i treguar gjithçka. Pasi ka mësuar këtë fakt, gruaja ka shkuar në polici duke denoncuar bashkejetuesin e saj.

Pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të vërtetojë ose jo akuzat e gruas.

Mësohet se vajza ka deklaruar në polici se bashkëjetuesi i nënës abuzonte seksualisht dhe psikologjikisht me të në momentet kur nëna nuk ndodhej në shtëpi.