Morena Taraku e përmalluar për nënën, prek me fjalët: S’ka jetë pa ty këtu...

Këngëtarja Morena Taraku, ka humbur nënën në moshë të vogël dhe për të, rrugëtimi i jetës duket që nuk ka qenë aspak i lehtë. Në rrjetet e saj sociale, shpesh këngëtarja i ka dedikuar rreshta nënës së saj dhe na ka treguar se sa i mungon ajo.  

Së fundmi , Morena bëri një postim në InstaStory , më rreshta drejtuar nënës së saj.

E përmalluar, Morena i kërkon të kthehet, dhe me këto fjalë i preku të gjithë pa përjashtim.

“Mami, a mund të kthehesh dhe të qëndrosh pak? Dua të të përqafoj fort dhe mos të të lë më kurrë të shkosh. Gjithmonë më ke thënë të bëhem një njeri i mirë. Por të jesh një njeri i mirë s’të mbron nga njerëzit e këqinj mama. Më vjen keq, por s’ka jetë pa ty këtu mami. E jotja, Morena", ka shkruar Morena.