Arrestohen shtatë persona për sulmin terrorist me thikë në Paris

Franca pasi hapi një hetim për terrorizëm të premten pas një ngjarje të rëndë ku u plagosën rëndë me thikë  dy persona pranë zyrave të vjetra në Paris të gazetës "Charlie Hebdo", ka arrestuar deri tani 7 persona.

Ngjashmëritë mes sulmit ndaj "Charlie Hebdo" të janarit 2015 dhe këtij të fundit janë tronditëse. Gazetarët u vunë sërish në shënjestër - dy punonjës të agjencisë franceze të produksionit "Premieres Lignes", të cilët u goditën me thikë, ndërsa po bënin një pushim jashtë për të pirë duhan.

I dyshuari kryesor, i identifikuar si një 18-vjeçar me origjinë Pakistaneze, u arrestua pranë vendit të ngjarjes. Policia njoftoi se gjashtë të tjerë ishin në paraburgim dhe po merreshin në pyetje.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin u shpreh se ishte "qartë një akt i terrorizmit islamik". Ai tha se policia kishte nënvlerësuar nivelin e kërcënimit në zonë.

Sulmi erdhi ndërsa një gjyq i profilit të lartë ishte në proces e 14 personave të akuzuar për ndihmën e dy xhihadistëve për të kryer sulmin në 2015 ndaj Charlie Hebdo, në të cilin u vranë 12 persona.

Charlie Hebdo liroi zyrat e saj pas sulmit në 2015, dhe ndërtesa tani përdoret nga një kompani e prodhimit televiziv.