FOTOLAJM/ Shihni pasojat e motit të keq në qytetin e Shkodrës

Era e fortë gjatë mbrëmjes së kaluar ka rrëzuar dhjetëra pemë disavjeçare në zonën e Shkodrës.

Dëmi më i madh është shkaktuar në Unazën Perëndimore të qytetit, ku pemët janë rrëzuar duke dëmtuar edhe disa makina.

Sa i përket reshjeve të shiut, ato nuk kanë shkaktuar probleme në të gjithë qarkun.

Niveli i ujit në hidrocentralet mbi lumin Drin mbetet i ulët akoma.