Igli Tare bën një tjetër goditje në merkato, Lazio nënshkruan me....!

Mbrojtësi i Southampton, Wesley Hoedt ka përfunduar lëvizjen e tij drejt Lazios.

26-vjeçari pasditen e sotme ka mbërritur në aeroportin e Fiumicinos në Romë dhe është gati për të kryer mëngjesin e të shtunës testet mjekësore me klubin e ri.

Wesley Hoedt do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit për 6 milionë euro. Kujtojmë që Wesley Hoedt ishte pjesë e Lazios gjatë viteve 2015-2017 ku fitoi Superkupën e Italisë.