Brad Pitt i 'trembet' një martese të tretë

Brad Pitt i trembet një martese të tretë. Ndarja nga Jennifer Aniston dhe më pas nga Angelina Jolie e ka bërë Brad Pitt ta vërë në dyshim një martesë të tretë. 

Aktualisht aktori është në një marrëdhënie me Nicole Poturalski, që është dhe vetë e martuar. 

Sipas raportimeve modelja është e martuar, por në një marrëdhënie të hapur me Roland Mary. 

Një burim pranë “Us Weekly” tha se Brad është treguar realist për lidhjen me Nicolan, është i lumtur përkrah saj, por nuk mendon të martohet me të, të paktën në një të ardhme të afërt.