Aksidentohen dy makina në Ersekë, plagosen 4 persona

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë mes dy makinave ka ndodhur në Ersekë.

Si pasojë e aksidentit dyshohet të kenë mbetur të plagosur 4 persona por ende nuk dihet gjendja e tyre. 

Aksidenti ka ndodhur vetem pak minuta me pare ne rrugen e Barmashit. 

Burime nga policia thonë se janë përplasur dy automjete.

Ndërkaq, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.