Krim tronditës në familjen shqiptare: Vajza vret babanë

Një krim i rëndë ka tronditur Zvicrën. Për këtë ngjarje shkruajnë mediat më të mëdha në vend.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në një familje shqiptare me origjinë nga Kosova.

Pas një sherri në familje, vajza 18-vjeçare ka qëlluar për vdekje babanë e saj 47-vjeçar.

Sipas gazetës më të madhe zvicerane, Blick, gjithçka u mësua në orën 7 të mëngjesit, kur në polici u raportua për një sherr të dhunshëm në një apartament në Cyrih.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e emergjencës gjetën një burrë të plagosur rëndë dhe dy femra të plagosura. Sipas policisë, bëhej fjalë për babanë, mamanë dhe vajzën e tyre.

47-vjeçari Valentin T. nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Dy femrat, nëna Marina T. dhe vajza Jasmina T. u dërguan në spital.

Policia ka konfirmuar se vajza ka hapur zjarr ndaj babait. Se si ka ndodhur sherri, kjo nuk është sqaruar akoma. Jasmina është arrestuar.

Djali i familjes, Florini tha për gazetën: “Nuk di asgjë. Është më e keqja që mund të ndodhte. U largova nga shtëpia herët në mëngjes. Përpara se të ikja, putha babanë”. Më pas ai shkoi të takonte xhaxhanë në burg.

Viktima ishte larguar nga Kosova drejt Zvicrës kur ishte 17 vjeç. Ai kishte kryer punë të ndryshme. Së fundmi bashkë me gruan kishte ngritur një kompani makinash.