OBSH: 2 mln mund të vdesin para se të gjendet vaksina, jemi të shqetësuar për Europën

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi sot se numri i infeksioneve në Europë është shqetësues.

Zyrtari i lartë i OKB, Mike Ryan tha se shifrat në Europë po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Për më tepër, ata shqetësohen se nuk ka nisur akoma sezoni i gripit.

Ryan bëri edhe një paralajmërim të kobshëm. Ai tha se 2 milionë njerëz do vdesin nga koronavirusi përpara se të gjendet një vaksinë.

Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur numri i vdekjeve po i afrohet 1-milionëshit.

Nëntë muaj më parë u mësua për ekzistencën e virusit të ri.