Zyrtare: U largua nga Inter, mesfushori firmos me Sampdorian

Tashmë është zyrtare. Sampdoria ka nënshkruar me Antonio Candrevan nga Inter. Mesfushori italian ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me gjenovezët.

Formula e transferimit të Candrevas tek Sampdoria është huazim me të drejtë blerjeje për 3 milionë euro. Candreva luajti në total 151 ndeshje me Interin, ku shënoi 18 gola dhe dha 31 asiste.