Mariah Carey trondit me rrëfimin: Motra ime tentoi të më shiste si prostitutë

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey i ka tronditur të gjithë, kur tregoi se motra e saj tentoi ta shiste tek një tutor prostitutash.

Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur motra e saj e drogoi me kokainë dhe tentoi ta shiste. 

Në librin e saj “The Meaning of Mariah Carey”, shprehet se motra dhe vëllai e kanë ‘sulmuar’ atë verbalisht për vite me radhë.

“Ne madje as nuk e njohim vërtet njëri-tjetrin. Unë u ndjeva si një e huaj në familjen time.

Ne u rritëm me përvojën e të jetuarit me një baba me ngjyrë dhe nënë të bardhë. Për pjesën më të madhe të kohës unë jetoja me nënën time, ata mendonin se ishte e lehtë por në fakt nuk ishte kështu.”

Ndërsa shtoi: “Gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë dhe kërkonin të bëheshin të pasur shpejt.”

Nëna e dy binjakëve, Moroccan dhe Monroe, 9 vjeç, tha se marrëdhënia me nënën e saj vazhdon të jetë e tensionuar./Syri.net/