‘Pjesëmarrje mbresëlënëse në Tropojë’/ Paloka vlerëson procesin e votimit

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, e ka vlerësuar procesin e votimit në Tropojë për kandidaturat e deputetëve, duke e cilësuar si një pjesëmarrje mbresëlënëse.   

‘Procesi i konsultimit të anëtarësisë mbi kandidaturat e PD nëpërmjet votës në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Pjesëmarrje mbresëlënëse e demokratëve.

Ndjehet rivaliteti por dhe fryma e besimit se ndryshimi është i shpejtë e në duart tona.

Sot përzgjedhim mes kandidateve, nesër jemi të gjithë bashkë për të zhdukur të keqen e për të rikthyer shpresën!’, shkruan Edi Paloka në Facebook.