Luis Suarez kryen testet mjekësore tek Atletico Madrid, dalin fotot e para

Luis Suarez tashmë e ka veshur fanellën e Atletico Madridit.

Sulmuesi uruguaian ka kryer me sukses testet mjekësore te klubi i tij i ri.

Gjatë ditës, ai do të hedhë të zezën mbi të bardhë dhe do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.

Suarez u largua nga Barcelona pas gjashtë sezoneve, ku shënoi 198 gola dhe fitoi 13 trofe.