Yuri Kim prezanton një investim për udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë

"Kjo shkollë dhe qendër shëndetësore janë dhuratë e qytetarëve amerikanë për banorët e Sheqishtes dhe familjet e fëmijët e fshatrave dhe komuniteteve përreth.  Ato përfaqësojnë përkushtimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe janë një investim në udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë", tha Ambasadorja amerikane Yuri Kim sot.

Zonja Kim mori pjesë në ceremoninë zyrtare të përfundimit të projektit për Ndihmë Humanitare në Sheqishte të Patosit, financuar nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara, njoftoi ambasada amerikane.

Projekti financoi rinovimin e kopshtit dhe qendrës shëndetësore, duke e shndërruar hapësirën në një ndërtesë dy-katëshe tërësisht funksionale, e cila ndihmon komunitetin të ketë arsim dhe kujdes shëndetësor më të mirë.