", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/25/auto_hydrogen-balloon1992020m1601036564.jpg", "width": 900, "height": 450 } }

VIDEO/ U mblodhën të festonin ditëlindjen e kryeministrit, 12 persona u plagosën pasi shpërthyen tullumbacet

Një grup personash kishin vendosur të festonin ditëlindjen e kryeministrit Indian, Nerandra Modi.

Festa nuk shkoi ashtu si pritej por për pak sa nuk u kthye në tragjedi pasi tullumbacet që ishin si pjesë e dekorimeve shpërthyen.

Akoma nuk dihet se cila ishte lënda që u përdor për të mbushur tullumbacet por ajo për pak sa nuk u bë shkaku i një tragjedie.

Pjesë e festës ishin mbi 100 njerëz dhe u mblodhën për ngjarjen në Padi, Chennai.

Nga shpërthimi u lëndua seriozisht për jetën rreth 12 persona të cilët ndodhen në spital pasi u dogjën rëndë.

Megjithëse kryeministri shkroi në Twitter duke kërkuar që ajo që ai dëshiron për ditëlindjen e tij ishte që njerëzit të përdorin maska dhe t'i mbajnë ato siç duhet, për të ndjekur distancimin shoqëror dhe për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz,ky grupim nuk I ka dëgjuar udhëzimet e tij.