FOTO/ Fqinjët e Lefter Zhidrus kërkuan ndihmë te Ardi Veliu, por askush nuk u përgjigj

Banorët e pallatit ku jetonte Lefter Zhidru kishin kërkuar disa herë ndihmë tek policia për fqinjin e tyre problematik.

Banorët i kanë dërguar edhe email kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke ia sqaruar gjithë situatën, por askush nuk ka shkuar në ndihmë të tyre, deri ditën e djeshme kur Zhidru sulmoi me armë policinë dhe më pas u ekzekutua nga RENEA.

SYRI TV ka siguruar edhe emailet që i janë dërguar Ardi Veliut, dhe nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë përgjigje nga kreu i policisë.

Policia nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar ngjarjen e rëndë.