E zë pompa e betonit, humb jetën një person në Librazhd

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në Librazhd ku ka humbur jetën një person.

“Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K.,duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete," thotë policia

Ja njoftimi:

Librazhd/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K.,duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.