VIDEOLAJM/ Pasojat e ‘luftës’: Hyni brenda shtëpisë ku u ekzekutua 71-vjeçari

Këto janë pasojat e përplasjes mes Lefter Zhidros dhe forcat speciale të policisë në Elbasan. Pamjet vijnë nga SYRI TV.

Dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash.

Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidro në Elbasan, i cili u vra pas disa orësh shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Bie në sy është dhe një hartë e Shqipërisë në korridorin e banesës, e cila ka mbetur e paprekur, ndonëse shenjat e ‘luftës’ së një dite më parë janë kudo të dukshme.

Shtëpia e familjes që kishte 5 vjet që kishte ardhur në këtë lagje, duket tepër modeste.