LETRAT/ Fqinjët ngritën zërin për rrezikun që përbënte 71 vjeçari por askush si dëgjoi

Lefter Zhidru, i moshuari, 71 vjeçar i cili u ekzekutua nga forcat RENEA gjatë një aksioni dje pas 5 orëve rezistencë ka qenë një njeri problematik për banorët e pallatit ku ai jetonte me qira.

Disa herë banorët i  kanë dërguar letra policisë së Elbasanit dhe bashkisë për të marrë masa dhe larguar familjen nga ky pallat.

Ora Neës disponon disa kopje të këtyre letrave ku vihet re se policia e Elbasanit ishte në dijeni që ky person ishte problematik dhe I rrezikshëm për shoqërinë.

Nëse zëri i banorëve të lagjes do të ishte dëgjuar Elbasani nuk do të përjetonte 5 orë tmerrmi mes breshërive të kallashnikovit dhe dy djem të rinj kalimtarë nuk do të ishin plagosur.

Në një letër që i është dërguar të plotfuqishmit të lagjes “11 Nëntori” ata kërkojnë që të merren masa për sisteminin e familjes Zhidru diku tjetër.

“Për arsye se që kur ka ardhur në ditët e sotme përbën shqetësim për banorët e pallatit për arsye se është i dhunshëm e këcënues me mjete të forta e të ftohta ndaj banorëve të pallatit.

“Nuk është i aftë për jetën në komunitetin tonë. Fëmijët ndihen të stresuar kur hipin për në shtëpitë e tyre dhe nuk kemi mundësi tjetër vec t’ju lajmërojmë për të marrë shpejt masa para se të ndodhë një debat i madh.”

Banorët thonë se bashkëshortja qëndron indiferent ndaj kësaj dhe  kërkojnë që familja të largohet nga ambientet ku jeton me qira për shqetësimet që i ka shkaktuar komunitetit të pallatit 576/1. Madje ata thonë se sherri është bërë dhe në sy të grupit të gatshëm.

“Janë kërcënim i rrezikshëm për banorët. Cifti ka krijuar shumë problem e konflikte me banorët e pallatit me fyerje dhe ofendime edhe në prezencë të grupit të gatshëm disa herë. Janë trembur fëmijët, të moshuarit, të rriturit, nga presioni që personat në fjalë ushtrojnë prej shumë vitesh. Që kur familja erdhi në këtë apartament pallati nuk ka më qetësi. Kërkojmë zgjidhjen e menjëhershme të këtij problem sepse është problem shumë madhor për të gjithë komunitetin.”