Konfirmohen 342 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19 në Greqi

Ditën e sotme, Organizata Kombëtare e Shëndetit, EODY, në Greqi, njoftoi 342 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 16.627.

Njëherësh janë bërë publike edhe 68 pacientë që trajtohen të intubuar si dhe që 192 pacientë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu janë regjistruar 9 vdekje të tjera dhe numri total ka shkuar në 366 vdekje.