Bejtja, Rakipit: Me këtë që the sot, kot që bën emision

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku përballë ishte edhe gazetari tjetër, Andi Bejtja.

Në fund të emisionit, drejtuesi Çim Peka e pyet Rakipin nëse do të shkonte të votonte dhe nëse do të niste sërish emisionin e tij.

‘Nuk e di nëse do të shkoj të votoj. Emisionin do ta nis pasi është një ndeshje finale mes partive politike’, tha Rakipi, duke sjellë dhe reagimin e gazetarit tjetër, Andi Bejtja.

Ky i fundit iu drejtua Rakipit duke i thënë se, me këtë përgjigje është i kënaqur Edi Rama, ndërsa më pas, Bejtja i’u drejtua Rakipit duke thënë se ‘kot e bën emisionin, nëse nuk shkon për të votuar’.

Pas këtyre debateve edhe vetë Rakipi ndërroi mendje, duke u shprehur se do të shkonte të votonte, por nuk e deklaronte votën e tij.