'Dashuri me shikim të parë', Machine Gun Kelly për lidhjen me Megan Fox

Megan Fox konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë, ndërsa aktualisht është në lidhje me Machine Gun Kelly.

Reperi 30-vjeçar e ka përshkruar takimin me aktoren si dashuri në shikim të parë.

“Nuk e kam ditur se çfarë është ajo, derisa u pamë sy më sy. Atëherë thash: Uau”, ka treguar Kelly në emisionin e Hoëard Stern.

Para se të njihej me 34-vjeçaren, reperi ka qenë në lidhje me femra të shumta, mirëpo asnjëherë nuk ka përjetuar diçka si tani.

“Pasi e incizova pjesën më të madhe të albumit, u dashurova për herë të parë. Ishte përvoja ime e parë kur isha i hapur për dashuri dhe gjëra të tilla.

Definitivisht nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhë”, ka rrëfyer tutje.

Ajo që reperit, nuk i pëlqen në këtë lidhje është fokusi i madh i mediave.