Lefter Zhidru i shtrirë pranë kallashnikovit pas ekzekutimit

Lefter Zhidru ka terrorizuar ditën e sotme për rreth 5 orë lagjen “11 Nëntori” në Elbasan pasi qëlloi fillimisht ndaj forcave të policisë dhe ndaj qytetarëve poshtë pallatit ku ai banonte.

Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA të cilët pas negociatave kanë vendosur të ndërhyjnë në banesë.

71-vjeçari bëri rezistencë duke hapur sërish zjarr duke detyruar kështu forcat e RENEA-s që ta ekzekutojnë.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” janë publikuar pamjet nga brenda banesës pasi Zhidru ishte ekzekutuar./ Opinion