Anulohet dasma? Demi Lovato dhe Max Ehrich janë në prag ndarje?

Historia e dashurisë së Demi Lovato dhe Max Ehrich ka evoluar me shpejtësi në vitin 2020.

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur tha në një intervistë për "Popcrush Nights", se dëshironte një dasëm të "shenjtë".

Një burim i afërt me çiftin i tha 'Page Six' se ata po përpiqen që marrëdhënia e tyre të funksionojë.

"Nuk ka mbaruar akoma, por po shkon drejt ndarjes". 

Truproja dhe motra e Lovato, nuk ndjekin më Ehrich në Instagram. Lovato, 28 vjeç dhe Ehrich, 29 vjeç, nuk kanë "pëlqyer" as postimet e fundit të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Demi Lovato dhe aktori Max Ehrich, 29 vjeçar deklaruan se janë fejuar në korrik të këtij viti, pas katër muajsh lidhje./Syri.net/