Europa League/ Formacionet zyrtare: Legia Warszawa - Drita

Do të startojë në orën 20:30, në stadiumin "Wojska Polskiego", ndeshja midis Legia Warszawa dhe Dritës, e vlefshme për turin e tretë në Europa League.

Edhe pse në letër polakët shihen si favoritë, skuadra gjilanase do të tentojë me të gjitha “kartat” të surprizojë kundërshtarët që janë dukshëm më lartë, përsa i përket lojtarëve.

Kapiteni Ardian Limani është një nga mungesat e rëndësishme për skuadrën e Ardian Nuhiut, pasi pësoi dëmtim në stërvitjen e fundit.

Megjithatë, lajmi i mirë është që sulmuesi kryesor Kastriot Rexha është rikthyer në formacion.

Formacionet zyrtare: