Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin në bulevard

Pasditen e sotme, një kalimtar është përplasur nga një makinë teksa ka qënë duke ecur në bulevardin “Bajram Curri”, në Tiranë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth  orës 19:10, ku mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 75 vjeç.

Ai eshte dërguar menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 24.09.2020, rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri” mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes