Momenti kur efektivi policisë qëllon me gazlotsjellës drejt banesës ku fshihej Lefter Zhidro

Në disa pamje amatore të siguruara nga BalkanWeb, vihet re momenti kur forcat e policisë lëshojnë granata lotsjellëse ndaj banesës ku qëndronte Lefter Zhidro.

Video është marrë nga një banesë përballë pallatit ku në katin e dytë jetonte 71-vjeçari.

Teksa Zhidro bënte rezistencë me kallashnikov, dallohen breshëritë e armëve, shpërthimet e fuqishme si dhe efektivët kur nga poshtë hedhin në katin e dytë, nga ballkoni, gazin lotsjellës për të neutralizuar objektivin.