Detajet e fundit/ Eleminohet Lefter Zhidro, pritet nxjerrja e trupit nga banesa

Është tashmë e konfirmuar. Lefter Zhidro i cili bëri rezistencë policisë prej 5 orësh në Elbasan, mësohet se është eleminuar nga forcat RENEA.

Ndërkohë që pritet të dalë edhe trupi i tij nga banesa.

Policia bën të ditur se Zhidro ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes së forcave Renea, duke i dhënë fund edhe kësaj ngjarje që terrorizoi qytetin.

Gjithçka nisi gjatë një konflikti me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Zhidro qëlloi me armë ndaj policisë ku la të plagosur edhe dy të rinj kalimtarë.