Miqësorja Tirana – Dinamo/ Përfundon pjesa e parë, ja rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore midis Tiranës dhe Dinamos.

Bardheblutë janë duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj dinamovitëve.

Golat për Tiranën u shënuan nga dy talentet, Marsel Ismajilgeci (43) dhe Ernset Muçi (45).

Loja midis skuadrave ka qenë përgjithësisht e qetë, por nuk kanë munguar rastet e krijuara nga të dyja skuadrat përgjatë sfidës.