Lefter Zhidro i kërkon llogari policisë/ ‘Pse mi fikët dritat, po shikoja televizor’

E pabesueshme ajo që po ndodh me operacionin për kapjen e 71 vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan.

Edhe pse janë angazhuar dhjetëra forca policie nga Drejtoria e Policisë Elbasan, FNSH, Renea etj, sërish ai qëndron i qetë në banesën e tij.

Madje jo vetëm kaq por duke parë veten në televizor.

Ndërkohë policia dha urdhër që të fikën dritat, por kjo e ka acaruar më shumë.

Ai u ka kërkuar llogari nga brenda banesës duke u thënë: Pse mi fikni ditat. Po shoh televizor. Media më quan të çmendur. Unë nuk jam i çmenduar!

Kështu 70 vjeçari është duke i bërë „zbor“ policisë dhe forcave speciale.

Deri më tani tentativat e së bijës dhe negociatat e policisë për tu dorëzuar, kanë dështuar.

Policia po bën plan për të hedhur gaz netrualizues me qëllim për të hyrë në banesë dhe për të kapur 71-vjeçarin./infoelbasani