Çelhaka: Objektivi është të bëjmë paraqitje dinjitoze ndaj Jang Bojs, për të ardhmen...

Jurgen Çelhaka ka zhvilluara paraqitje mjaft të mira sezonin e kaluar me fanellën e Tiranës.

Talenti, padyshim që ishte një ndër protagonistët kryesor për bardheblutë në fitimin e titullit kampion pas 11 vitesh.

Mesfushori, edhe pse vetëm 19-vjeçar tashmë falë performancës me kryeqytetasit ka fituar edhe fanellën e Shpresave të Shqipërisë duke treguar aftësitë edhe me kuqezinjtë. Në një prononcim për RTSH Sport, Çelhaka shprehet se ka punuar shumë, por ka pasur edhe besim nga ana e drejtuesve. Sa i përket ndeshjes së Play-Off në Ligën e Europës ndaj Jang Bojs, mesfushori thekson se besojnë se mund t’ia dalin ndryshe nuk e merrnin mundimin të udhëtonin për në Zvicër.

Hapat e shpejt në moshën 19-vjeçare- “Me thënë të drejtën nuk e prisja kaq shpejt. Më kanë besuar dhe kam punuar shumë, kjo është arsyeja që kam pasur këtë ritëm”.

                                                                                           

 Bojkoti- “Nuk na bën mirë se nuk jemi në ritëm, por ndeshjet miqësore na kanë ndihmuar. Bojkoti na ka ndihmuar edhe me dëmtimet”.

 

Keni besim për ndeshjen me Jang Bojs? “Normalisht, ne kemi besim se ndryshe nuk do shkonim fare. Objektivi është të bëjmë paraqitje dinjitoze me ekipin”.

 

E ardhmja, oferta? “Për të ardhmen nuk më takon të flas rreth ofertave, nëse vijnë, do ulemi me klubi dhe do flasim”, u shpreh Çelhaka.