VIDEO/ Plumbat në Elbasan ndaj policisë, deri më tani dy të plagosur

Dy persona janë plagosur deri më tani nga plumbat që po qëllohen në Elbasan, ku një person është duke gjuajtur ndaj policisë.

Burime nga policia thanë se si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën, dy kalimtarë të rastit.

Plagosja ka ndodhur në momentet e para kur personi që është i mbyllur në shtëpinë e tij, ka filluar të qëllonte në drejtim të Policisë.

Personi i cili mësohet se ndodhet në ballkon, vazhdon të qëllojë me armë ndaj policisë

Aktualisht banesa është rrethuar nga forcat e policisë së Elbasanit, ndërsa atje po shkon RENEA dhe FNSH.