Pasi i përdori Rama, opozita e emëruar kërkon pragun elektoral 1 për qind

Çdo ditë opozita e emëruar në Kuvend nga Edi Rama, sjell çudira ligjore.

Gjatë ditës së sotme, deputetët e opozitës së emëruar kanë sjellë të tjera propozime për t'i bërë nder vetes së tyre.

Kryetari i deputetëve të emëruar, Myslim Murrizi sot ka kërkuar nga parlamenti që pragu elektoral të ulet nga 3 për qind, në 1 për qind.

Por jo vetëm kaq.

Murrizi që pretendon të jetë kryetar i një partie të re, kërkon që në Kodin Zgjedhor të shkruhet se kryetari i partisë mund të fusë emrin në disa lista zgjedhore, në zona të ndryshme.

Duket se tani opozitarët e emëruar në Kuvend e kanë kuptuar se janë përdorur nga Rama për interesat e tij dhe tani kërkojnë që të bëjnë diçka për veten e tyre, pasi siç edhe ata e dinë, këto janë muajt e fundit të tyre në Parlament.