Çeki, Babis: Emigrantët duhet të kthehen në vendet e tyre!

Varshavë - Emigrantët që hyjnë në Bashkimin Evropian duhet të ndalohen dhe të kthehen në vendet e tyre, tha Kryeministri çek Andrej Babis të enjten në Bruksel përpara nisjes së negociatave për një plan të ri mbi emigracionin në BE, i parashikuar për javën e ardhshme.

Në takimin e krerëve të qeverive të BE-së për të diskutuar një plan të ri emigracioni, Bjellorusia dhe koronavirusi u shtynë nga sot, për në javën e ardhshme sepse Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili normalisht kryeson mbledhje të tilla, ishte në karantinë.

"Ne duhet të ndryshojmë sistemin e granteve dhe sistemin e kuotave, janë të papranueshme për ne. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të negociojmë ... strategjia duhet të duket kështu – që njerëzit që vijnë nga këto vende, të ndalen dhe të kthehen në vendet e tyre dhe t'u jepet ndihmë atje," tha Babis gjatë një konference për shtyp.

Deklaratat e tij vijnë pasi Babis, kryeministri hungarez Viktor Orban, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u takuan në Bruksel përpara samitit të BE që mbahet javën e ardhshme, për të diskutuar qëndrimin e grupit të Vishegradit për çështjet që do të diskutohen.