", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/24/auto_a251600944856.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Trump thumbon Meghan Markel: ‘Unë i uroj shumë fat Harry-t sepse ka nevojë’

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur se nuk ka një simpati të madhe për Meghan Markle. Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet nga një gazetar se çfarë mendonte për Markle dhe princin Harry, të cilët inkurajuan “amerikanët të votojnë për Joe Biden”.

“Unë nuk jam një adhurues i saj”, tha ai në konferencën për shtyp, duke shtuar “Dhe ajo ndoshta e ka dëgjuar këtë. Por unë i uroj shumë fat Harry-t sepse ka nevojë.” Ky reagim i tij vjen pasi pak ditë më parë, Markle dhe Harry iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të refuzojnë gjuhën e urrejtjes dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur votojmë, vlerat tona vihen në veprim dhe zërat tanë dëgjohen. Zëri juaj është një kujtesë që tregon se keni rëndësi. Sepse ju e meritoni të dëgjoheni.” tha Markle.  Megjithëse, dyshja nuk përmendi emrin e Trump apo rivalin e tij politik Biden, kanë qenë të shumtë ata që i kanë interpretuar komentet e tyre si kritike ndaj presidentit.