Zyrtare/ Chelsea nënshkruan për 5 vjet me portierin e Rennes

Edouard Mendy është zyrtarisht lojtari i ri i Chelseat. 28-vjeçari senegalez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

Portieri ka nënshkruan kontratën me këtë ekip deri më 30 qershor 2025.

Fjalët e para të Mendy si një lojtar i “Bluve’ të Londrës janë:

“Jam shumë i lumtur për kontratën e nënshkruar me Chelsean. Është një ëndërr për mua të jem pjesë e kësaj skuadre të fortë dhe të punoj me Frank Lampard dhe gjithë stafin e tij stërvitor. Po pres që të takoj shokët e mi të skuadrës dhe të filloj stërvitjen”.

Ndërsa ato të menaxheres Marina Granovskaik në lidhje me këtë operacion ishin: “Sapo Petr Cech dhe stafi ynë i trajnimit identifikuan Edouard si portierin më të përshtatshëm për të kompletuar grupin tonë aktual, ne dëshironim ta sillnim atë menjëherë te ne. Edouard vjen pas një sezoni të suksesshëm me Rennes, ai është shumë ambicioz dhe ne e mirëpresim atë në klubin tonë ”.